Protestuesit e PD para gjykatës, akuzohen për hedhjen e bombave molotov ndaj policisë
Në Gjykatën e Tiranës po vijon senaca për 18 protestuesit e arrestuar në lidhje me aktet e dhunës që u shënuan në protestën e Partisë Demokratike të 24 janarit. Qytetarët nën akuzë po japin pretendimet e tyre sa i takon zhvillimit të tubimit dhe përplasjes me forcat e rendit. Po ashtu prokuroria ka paraqitur pamje filmike që tregojnë hedhjen e bombave molotov dhe sendeve të forta ndaj policisë. Krahas personave të arrestuar, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 17 qytetarë të tjerë. Ndërkohë nën hetim u vendosen dhe deputetët Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi për kundërshtim të forcave të policisë./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv