Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë. Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta të ndodhura para Kryeministrisë dhe sulmeve të tjera përpara Parlamentit, 11 punonjës policie janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore, sipas burimeve nga policia. Ndërkohë, grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat e përfshirë në sulmet ndaj Policisë dhe po vijon puna për shoqërimin e tyre.