Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku si pasojë e hedhjes së molotovëve janë dëmtuar 16 efektivë. “Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, thekson policia. Sipas policisë, efektivët kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa paralajmëron se persona përgjegjës do japin llogari para ligjit. Njoftimi i policisë: Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore. Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të...
Burimi:
javanews.al