Protesta e PD, Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike!
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku si pasojë e hedhjes së molotovëve janë dëmtuar 16 efektivë. Sipas policisë, efektivët kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa paralajmëron se persona përgjegjës do japin llogari para ligjit.Lexo edhe :Related Posts Njoftimi i policisë: Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore. Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende...
Burimi:
vizionplus.tv