Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Për shkak të protestës të lajmëruar nga Partia Demokratike pasditen e sotme para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e rendit publik dhe rregullimin e qarkullimit rrugor. Protesta është e parashikuar të nisë në orën 18:00, ndërsa kufizimet për lëvizjen e automjeteve do të fillojnë që në orën 14:00. Në këtë kuadër, Policia e Tiranës ka njoftuar se do të kufizohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve në disa akse të qytetit: Nga ora 14:00, do të ndalohet parkimi i automjeteve në: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Rruga “Ismail Qemali” Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me Rrugën “Ibrahim Rugova” Rruga “Papa Gjon Pali II” Bulevardi “Zhan D’Ark” Bulevardi “Bajram Curri” Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do...