Protesta e PD/ Molotovë drejt godinës e policisë, arrestohen 21 persona

Protesta e PD/ Molotovë drejt godinës e policisë, arrestohen 21 persona

Ditën e martë, Partia Demokratike mbajti protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Incidentet në këtë protestë nuk munguan, me shumë qytetarë që hodhën molotvë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, me 19 efektivë të policisë që ngelën të lënduar. Mësohet se 21 persona janë arrestuar nga policia. Në njoftimin e policisë thuhet: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N.,...