Protesta e PD/ 14 të arrestuar, mes të shoqëruarve edhe të mitur, lihen të lirë

Protesta e PD/ 14 të arrestuar, mes të shoqëruarve edhe të mitur, lihen të lirë

14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë. Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, por janë lënë të lirë. Protesta e 22 marsit prodhoi molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e  policisë krijuan gardhe sigurie. Molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës.