Protesta e opozitës, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e lajmëruar për tu zhvilluar sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dije se në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht: -Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët...