Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka finalizuar sot më 23 dhjetor operacionin e koduar “Victim”, duke goditur një rast të trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, hetimet u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, përmes metodave proaktive, çka bëri të mundur zbulimin e një apartamenti të marrë me qira në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, i cili përdorej për ushtrimin e prostitucionit nga një shtetase kineze. “Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, u finalizua operacioni i koduar ‘Victim’, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion”, thuhet në njoftim. Nga hetimet janë identifikuar tre shtetas kinezë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale....