Prokuroria kërkon arrest me burg për disa protestues, përplasje në gjykatën e Tiranës
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 nga protestuesit e PD të arrestuar ditën e shtunë. Po ashtu, është kërkuar “arrest shtëpie” për 5 të tjerë, ndërsa për 19 qytetarë, “detyrim paraqitje”. Por ndërkohë që gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendim, në hollin e gjykatës është shënuar një incident. Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretendojnë se janë provokuar nga një burrë duke krijuar tension. Të pranishëm në gjykatë, kanë qenë edhe deputetë të PD.
Burimi:
vizionplus.tv