Prokuroria e Tiranës nis hetime ndaj disa postave private

Prokuroria e Tiranës nis hetime ndaj disa postave private

Prokuroria e Tiranës ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare private në kryeqytet, në kuadër të një hetimi për evazion fiskal. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 13 milionë lekë, si dhe sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, përfshirë edhe dokumentacion shoqërues. Këto prova, sipas organit të akuzës, tregojnë dyshime të arsyeshme për ushtrim aktiviteti të kundërligjshëm dhe shmangie të detyrimeve fiskale. Prokuroria bën me dije se hetimet po vijojnë për identifikimin e shitësve realë, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme. Njoftimi i Prokurorisë: Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare, Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen 13 mln lekë. Prokuroria pranë Gjykatës...