Progresi i SPAK në luftën ndaj korrupsionit/ Klodian Braho raporton në Bruksel…
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ndodhet në Bruksel për të raportuar mbi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë, GJKKO përfaqësohet nga kryesekretarja, kancelari dhe një drejtues i arkivës. Vizita e Brahos në Bruksel vjen në kuadër të takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë. Takimi pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e institucioneve të tjera të drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe të tjera.
Burimi:
syri.net