Probleme në rrugën nacionale Burrel – Skurraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Probleme në rrugën nacionale Burrel – Skurraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj. Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve. Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve. Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit. Mungesa e sinjalistikës, e...