Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Një 26-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar mbi 35 biznese duke u prezantuar si zyrtar i shtetit. I riu i identifikuar si Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë. Mahilaj u prezantohej biznesmenëve në qytete të ndryshme si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro. “DVP Gjirokastër/ Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. Kishte mashtruar mbi 35...