Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Prenotohen hotelet për festa! Durrës, këtë vit ka shumë kërkesa nga të huajt
Hotelet në Durrës janë bërë gati për festat e fundvitit. Shumë persona kanë prenotuar për të kaluar natën e Krishtlindjes, si edhe ndërrimin e viteve. Por këtë vit duket se gjithnjë e më shumë të huaj kanë zgjedhur Durrësin për t’i kaluar këto festa. Menaxheri Blerim Norja thotë se hoteli në zonën e plazhit është i zënë në masën 90 për qind deri më tani. Ai tregon edhe çfarë është përgatitur për turistët. “Hoteli ynë ka përgatitur dy oferta. Në ofertën e Krishtlindjeve jemi plotësisht të rezervuar, ku pjesa më e madhe janë qytetarë nga Durrësi ose Tirana. Risia këtë vit është se në paketën e Vitit të Ri, 90 për qind e rezervimeve janë nga shtetas të huaj”, tha Norja. Pavarësisht se në këtë...