Prej mbi 3 javësh në protestë, banorët e Baks-Rrjoll përplasen me policinë: Apeli u njeh pronësinë familjes Malaj

Prej mbi 3 javësh në protestë, banorët e Baks-Rrjoll përplasen me policinë: Apeli u njeh pronësinë familjes Malaj

Prej më shumë se tre javësh, banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë rezistencën kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e tyre, duke e cilësuar projektin si cenim të pronave dhe të trashëgimisë së komunitetit. Edhe këtë të hënë, banorët kanë dalë sërish në protestë, por janë përballur me një perimetër të gjerë sigurie të vendosur nga forcat e policisë, të cilat kanë penguar afrimin e tyre pranë punëtorëve dhe makinerive që vijojnë punimet në terren. Situata ka mbetur e tensionuar, ndërsa banorët akuzojnë institucionet për mosreagim ndaj pretendimeve të tyre për pronësinë e tokës. Por në mes të kësaj përplasjeje, për banorët ka ardhur një zhvillim i rëndësishëm ligjor. Këtë të hënë, në Gjykata e Apelit e Tiranës është zhvilluar një seancë, ku trupa gjykuese...