Prej 9 ditësh i zhdukur në Klos, familja e 30-vjeçarit apelon për ndihmë: Të dimë ku t’i vendosim një lule
Në familjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj i cili dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e ujit pas aksidentit të shtunës së kaluar në zallin e Darsit në Klos, apelon për më shumë ndihmë. Në familjen Karaj ka pllakosur dhimbja dhe heshtja, ndërsa presin që djali i tyre të gjendet. Në terren është kërkuar çdo ditë me dhjetra forca që nga ushtria, FNSH, Shërbimet Zjarrfikëse, polumbarët e RENEA-s, punonjës të institucioneve të ndryshme. Por për vëllain dhe babain e Jurgenit, Endrin e Shaban Karaj, aq forca janë të pamjaftueshme për ta gjetur pasi rrjedha e lumit Mat është shumë e gjatë. “I bëj thirrje kryeministrtit të më ndihmojë për të gjetur vëllain. Nuk ka asnjë shenjë. U bënë 9 ditë sot që nuk po gjendet. Ta...
Burimi:
syri.net