Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar në Bergamo, Itali, pas pesë muajsh arratisjeje, për një grabitje të dështuar në shtëpinë e një 85-vjeçari. Ngjarja kishte ndodhur në tetor 2025 në Arzago d’Adda, ku ai dhe një bashkëpunëtor u kapën në flagrancë duke tentuar të hapnin derën e banesës së të moshuarit. Gjatë ndërhyrjes së karabinierëve, situata degjeneroi në një përplasje të dhunshme. Dy të dyshuarit përdorën sprej irritues dhe mjete të forta, duke plagosur rëndë një efektiv, i cili përfundoi në spital me nofull të thyer, traumë në kokë dhe dëmtime që kërkuan 30 ditë mjekim. Ndërsa bashkëpunëtori i tij u arrestua menjëherë, 37-vjeçari arriti të arratisej. Pas hetimeve intensive dhe analizimit të kamerave të sigurisë, policia e lokalizoi dhe e arrestoi në banesën e tij,...