Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër
Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës. Kontrollet nisën prej orës 04:00 të mëngjesit dhe zgjatën gati 6 orë, ku mësohet se agjentët e BKH-së mësynë në bazën e të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.Burime bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste, mes tyre edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, por të dy i kanë shpëtuar operacionit të SPAK dhe nuk janë vënë në pranga. Mes 7 urdhër arresteve, 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, përfshirë edhe Flodian Plakun i arrestuar në gusht 2025 për vrasjen e...
Burimi:
javanews.al