Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’
Policia Rrugore ka bërë të ditur për monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara. Sipas Policisë Rrugore, gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 mijë masa administrative të prapambetura, ndërsa janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore. “Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara. Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura. Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore”, shkruan policia në njoftimin e saj. Ndërkaq, njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe...
Burimi:
javanews.al