Policia futi përgjuesa për të kapur Erjon Llapushin/ Dedektivja private shkoi në banesë për t’i hequr, procedohet
Elton Qyno – Syri.net Një dedektive private është proceduar nga policia dhe prokuroria e Korçës, për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi ka shkuar në banesën e një personi në kërkim për vrasje, duke tentuar të heqë një paisje përgjimi që policia kriminale kishte vendosur në banesën e tij. Bëhet fjalë për veprime hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Erjon Llapushit, person i dënuar për vrasjen e kamarierit në Elbasan, në restorantin “Fish City”. Llapushi është një person nga Pogradeci, i dënuar me 17 vite burgim. Policia kriminale ka bërë disa herë përpjekje për kapjen e tij por pa rezultat. Në kuadër të veprimeve të kryera, më qëllim mbledhjen e provave për lokalizimin dhe arrestimin e tij, policia ka kryer...
Burimi:
syri.net