Policia e Shtetit bën bilancin për janarin, 107 operacione të finalizuara dhe 498 persona të arrestuar
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin janar. Gjatë kësaj periudhe kohore blutë shprehen se kanë realizuar 107 operacione policore, ku kanë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme. NJOFTIMI I POLICISË: Policia e Shtetit, gjatë muajit janar 2026 Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm i strukturave të Policisë në qendër dhe në qarqe për finalizimin e operacioneve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, shitjes dhe trafikimit të tyre, për goditjen e krimeve ekonomike si dhe për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale. Punë hetimore, kontrolle dhe operacione janë kryer në koordinim me prokuroritë, homologët, EUROPOL-in dhe INTERPOL-in për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Si rezultat, gjatë...
Burimi:
vizionplus.tv