Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar, duke deklaruar se 11 policë janë plagosur në protestën kombëtare të Partisë Demokratike. Gjithashtu, ka bërë me dije se 23 persona janë shoqëruar, duke sqaruar edhe shoqërimin e një të mituri. Njoftimi i Policisë: Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj. Megjithë thirrjet e vazhdueshme...