Pogradec/ Tentuan të grabisin një argjendari, arrestohen dy skifterat laçjanë, një tjetër nën hetim
Policia e Pogradecit ka zbardhur një tentativë për vjedhje në një argjendari, duke finalizuar operacionin e koduar “Argjendaria”. Në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar, ndërsa një person tjetër është proceduar penalisht për pengim të zbardhjes së së vërtetës. Në pranga kanë rënë K. T., 23 vjeç dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Sipas hetimeve, dy të rinjtë, në bashkëpunim me persona të tjerë, më 20 mars 2026 kanë tentuar të vjedhin një argjendari në lagjen nr. 5 të qytetit të Pogradecit, në pronësi të shtetasit L. A. Ata kanë tentuar të hapin me forcë qepenin dhe kanë thyer xhamin e...
Burimi:
syri.net