Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Një magazinë me materiale druralumini në fshatin Gështenjas të Pogradecit po rrezikohet nga flakët. Zjarri dyshohet të ketë nisur nga djegia e disa gomave në ambientin e jashtëm të magazinës, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt objektit. Forcat e zjarrfikëses së Pogradecit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt magazinës, për të shmangur dëme të mëdha në këtë biznes.