Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

Pas afro një muaji hetimesh me metoda speciale, është finalizuar këtë të hënë operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas një njoftimi nga Policia, një 31-vjeçar është kapur në flagrancë, duke transportuar drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, gjashtë emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në...