Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Një 23-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar me makinë 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. I riu, me inicialet F. D., u ndalua në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Glinës”. Sipas policisë, ai po i transportonte emigrantët me një automjet tip “Volksvagen” në drejtim të Tiranës. Arrestimi erdhi pas kontrolleve dhe hetimeve të policisë së kufirit në zonë, të përqendruara në goditjen e rasteve të transportimit të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, që përdorin Shqipërinë si tranzit për të hyrë në vendet e BE-së. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe automjeti që përdorej për transportin dhe celulari i 23-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të...