Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve
Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e karabinierëve të stacionit të Marscianos natën e ndërrimitt ë viteve, me akuzën për posedim të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Trafikanti i ri i drogës nuk u ndal në një pikë kontrolli të policisë dhe gjatë ndjekjes, hodhi shtatë pako me kokainë nga dritarja e makinës, të cilat u gjetën më vonë nga karabinierët. Menjëherë pas kësaj, u krye një kontroll në dhomën e një hoteli në Marsciano, ku po qëndronte 19-vjeçari. Media italiane informon se nga kontrolli u gjetën 50 gramë të tjera kokainë dhe 5500 euro në para të gatshme. Gjykatësi i Gjykatës së Spoletos konfirmoi arrestimin deri ën fund të hetimeve dhe procesit.