Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat
Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia duke punuar për ndërtimin e çatisë së një banese në lagjen “Uznovë” të Beratit. Mësohet se Pëllumb Mollaj ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë e dëmtimeve të marra. Trupi i tij i pajetë është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet nëse ky shtetas ka qenë punëtor i kontraktuar nga pronari i banesës, që sipas burimeve policore është shtetasi Leonard Tabaku, apo ka qenë familjar i tij.
Burimi:
javanews.al