‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve
Një i ri ka vënë në alarm Policinë e Vlorës, pasi ka pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas burimeve, i riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij. Menjëherë pas telefonatës, patrullat e Policisë së Vlorës janë afruar në vendngjarje për të verifikuar situatën. Pas raportimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare. Kjo situatë ka shkaktuar frikë te i riu, i cili është afruar pranë patrullës rrugore me bindjen se po ndiqej. Fatmirësisht, gjithçka është sqaruar brenda një kohe të shkurtër dhe...
Burimi:
javanews.al