Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte me biçikletë në vijat e bardha. Gazetarja e Klan News Emi Kalaja raporton se i plagosuri është humoristi i njohur Nexho Shabani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, ku sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues shtetasin me inicialet N. Xh. ka përplasur humoristin e njohur shkodran, i cili lëvizte me biçikletë dhe po kalonte në vijat e bardha.Pas aksidentit, Shabani është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin...