Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Plazh në dhjetor, qytetarët në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulëta
Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 11:29 Në Vlorë është kthyer në traditë që qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme, por edhe të huaj, të lahen në det çdo muaj të vitit. Pavarësisht temperaturave, ata mblidhen në grupe shoqërore dhe lahen në det, duke sfiduar kushtet atmosferike. Ajo çfarë bie në sy është fakti që ata që lahen në det janë kryesisht në moshë të tretë, mbi 60 vjeç dhe sfidojnë kushtet e motit për t’u larë edhe në dhjetor, kur termometri shënon temperatura shumë të ulëta. Kastriot Tajari, 68 vjeç, është një prej tyre. Ai çdo fundjavë vjen nga qyteti i Fierit, ku mblidhet me një grup shokësh dhe lahet në det. Për Kastriot Tajarinin, të lahet në çdo muaj dhe në temperatura...