Plagosje në Kamëz, 30 vjeçari  shkon në spital privat me plagë me armë zjarri

Plagosje në Kamëz, 30 vjeçari shkon në spital privat me plagë me armë zjarri

Një person I plagosur me armë zjarri është paraqitur në një spital privat në qytetin e Tiranës. Burime nga policia thonë se i riu nuk është shprehur deri më tani për rrethanat e ngjarjes, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. Në një njoftim policia informon se rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.