Plagosje me thikë në Durrës

Plagosje me thikë në Durrës

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja. “Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia./vizionplus.tv