Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në zonën e Sauk. Një person ka mbetur i plagosur në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa dyshohet se është përdorur armë zjarri, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.Lexo edhe :Related Posts I plagosuri është dërguar në një spital privat në Tiranë me plagë në shpatull. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Zona është rrethuar dhe po kryhen veprimet e para procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.
Burimi:
vizionplus.tv