Plagosje dhe kërcënime, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Plagosje dhe kërcënime, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Në Gjirokastër janë shënuar disa ngjarje penale dhe aksidente rrugore gjatë orëve të fundit. Një 19-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë një të ri, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po për këtë ngjarje, një tjetër i ri po hetohet pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm, por nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë, në Tepelenë është shpallur në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar për kanosje dhe plagosje të lehtë pas një konflikti. Po ashtu, janë regjistruar edhe dy aksidente rrugore në akset Memaliaj–Tepelenë dhe Luftinjë–Izvor, ku disa persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe janë larguar në banesë pas ndihmës mjekësore. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në...