Plagosja në Shkodër/ Nuk u kënaq me punën e servisit të makinave, pronari e qëlloi
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Shkodër. Në pranga ka rënë 39-vjeçari Izvin Gucija, i cili u kap nga efektivët në afërsi të banesës së tij. Ngjarja ndodhi pas një konflikti me 45-vjeçarin Genc Hoxha, i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sipas burimeve policore, dy personat njiheshin me njëri-tjetrin. Hoxha kishte çuar automjetin e tij për riparim në servisin e makinave që zotëronte Gucija, pranë urës së Dervishbegut. Pas shërbimit, 45-vjeçari dyshohet se nuk ka mbetur i kënaqur dhe disa ditë më parë është paraqitur në servis, ku sipas policisë ka debatuar dhe fyer pronarin.Burimet bëjnë me dije se në atë moment Gucija nuk kishte reaguar, pasi ishte në agjërim. Megjithatë,...
Burimi:
ntv.al