Plagosja në Sauk, zbardhet emri i 18-vjeçares dhe dy të arrestuarve për moskallëzim krimi

Plagosja në Sauk, zbardhet emri i 18-vjeçares dhe dy të arrestuarve për moskallëzim krimi

Emrat e dy të arrestuarve për moskallëzim krimi për plagosjen në zonën e Sauk janë zbardhur. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta). E plagosura është 18-vjeçarja Natalia Murati, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në ambientet e hotelit. Ajo është transportuar në spital nga punonjës të hotelit, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, këta persona dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen. Vladimir Gjuta është një person me precedentë penalë, i njohur për arrestimin në vitin 2020 pranë selisë së Partia Socialiste e Shqipërisë me armë pa leje, si dhe për përfshirjen në konflikt me ish-ministrin...