Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e regjistruar të dielën në Kukës janë vetëdorëzuar në polici. Fatri e Ndriçim Iseberi plagosën Amarildo Cenën dhe Sadik Kapicën. Ndriçim Isaberi është proceduar penalisht. Amarildo Cena nuk ishte i përfshirë në konflikt por u plagos nga pakujdesia pasi Ndriçim Isaberi goditi me qytën e pistoletës Kapicën. “Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar. Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin...