Plagosja më armë në Kavajë/ Arrestohet autori dhe ai që e largoi nga vendngjarja
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Policia bën të ditur se është arrestuar autori i plagosjes si dhe është sekuestruar arma e krimit. Është prangosur gjithashtu edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Kavajë Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë...
Burimi:
syri.net