Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja
Shtetasi Izvin Gucija, autor i dyshuar i plagosjes në Shkodër është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij. Pak minuta pas ngjarjes efektivët arritën që të kapin 40-vjeçarin që qëlloi ndaj shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç. Ndërkohë policia ka zbuluar edhe detaje që çuan në plagosjen e Genc Hoxhës i cili mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, i plagosuri që njihej me Izvin Gucinë, ky i fundit pronar i një servisi makinash, kishte çuar automjetin e tij në këtë servis pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë. 45-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis dhe sipas burimeve të policisë e ka fyer autorin e plagosjes por ky...
Burimi:
javanews.al