Plagosja e 18-vjeçares në hotelin në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i partnerit të saj

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i partnerit të saj

Policia e Tiranë ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, pas ngjarjes ku një 18-vjeçare u vetëplagos. Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, i cili mbante pistoletën që përdori vajza. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.