Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta
Policia e Tiranës ka arrestuar sot Saimir Gjutën dhe Elvir Gjutën, të cilit ishin shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në hotel “Gjuta”, ku u vetëplagos me armë zjarri një 18-vjeçare. Dy personat në fjalë janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjutës, i cili posedonte pistoletën që e dashura e tij u vetëplagos. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit...
Burimi:
javanews.al