Plagosi vajzën me thikë në Durrës, gjykata e lë në qeli, 56-vjeçari: Më lironi, jam i pafajshëm!

Plagosi vajzën me thikë në Durrës, gjykata e lë në qeli, 56-vjeçari: Më lironi, jam i pafajshëm!

56-vjeçari Mikel Ndoi është në burg nga gjykata e Durrësit. Dy ditë më parë ai plagosi me thikë vajzën e tij tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte. Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ai ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë”. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg. Sipas hetimeve, Mikel Ndoi ishte divorcuar prej afro 6 vitesh. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja. Kjo situatë ka çuar në konfliktin...