Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arrestuar autorin e plagosjes së një 45-vjeçari mbrëmjen e sotme. Në pranga u vu 39-vjeçari me inicialet I.G., shkruan A2. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Njoftimi i policisë: Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë...