Plagosi disa herë me thikë, një person pas një sherri në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Plagosi disa herë me thikë, një person pas një sherri në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është ekstraduar sot nga Greqia. Shtetasi me inicialet A. M., të lindur në Bulqizë, akuzohet se pas një sherri ka plagosur disa herë me thikë një person në Durrës. NJOFTIMI I POLICISEPlagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë. 32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën...