Plagosi babë e bir se refuzuan t’i shërbenin alkool, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij, pasi këta të fundit refuzuan t’i shërbenin alkool. Mediat italiane bëjnë me dije se sherri ka ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bar-pastiçerinë “San Lorenzo”, në Via Roma, ndërsa sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe kishte kërkuar të shërbehej me më shumë pije, por ishte refuzuar nga stafi i lokalit. Sipas mediave italiane, pas një debati verbal, pronari i lokalit, i cili punonte si barist, dhe djali i tij, kamerier, e nxorën klientin jashtë ambienteve të barit. Konflikti u përshkallëzua jashtë lokalit, ku 30-vjeçari nxori thikën dhe i goditi të dy. Pronari i...
Burimi:
vizionplus.tv