Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në një spital privat. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një shtetas turk, H.U., 39 vjeç, i cili ka marrë një plagë në shpatull pas të shtënave me armë zjarri, dyshohet pistoletë. Burime bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar është po ashtu shtetas turk. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. I plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet...