Plagosën pronarin e një servisi me gërshërë e bisturi, në pranga 3 persona në Korçë
Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme që u konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh. Nën arrest u vunë shtetasit: E. D., 39-vjeç; E. Th., 40-vjeç; L. M., 34-vjeç. Po ashtu u procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, pasi dëmtoi lehtë me mjet prerës dy prej autorëve. Njoftimi: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. D., 39-vjeç,...
Burimi:
vizionplus.tv