Plagosen me thikë 3 të rinjtë në Bulqizë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Plagosen me thikë 3 të rinjtë në Bulqizë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Tre të rinj, të moshës 22-26 vjeç, kanë mbërritur të plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë nga Bulqiza. Dyshohet se ata janë qëlluar me thikë. Vizion Plus mëson se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njoftimi: Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A....